Trepça - Peja, sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë

Basketboll

Trepça - Peja, sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:26
Trepça-Peja, sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë

Trepça dhe Peja do të përballen sot në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Superligën e Kosovës në basketboll nga ora 17:00.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, kurse pejanët eliminuan Bashkimin për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Në Kampionat, ‘Xehetarët’ kishin 19 fitore e nëntë humbje, ndërsa verdhezinjtë 18 fitore e dhjetë humbje.

Në Superligë u përballën katër herë, ku tri fitore shënuan mitrovicasit dhe një pejanët.

Në Kupë gjithashtu kishte fituar skuadra nga Mitrovica, që fitoi trofeun e çmuar, kurse skuadra nga Peja ka fituar titullin e Ligës Unike.

Të dy skuadrat duan trofeun e dytë për këtë edicion. Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat