Përfundon seminari për klubet e FBK-së

Basketboll

Përfundon seminari për klubet e FBK-së

Më: 8 maj 2022 Në ora: 19:27
Përfundon Seminari për Klubet e FBK-së

Ka përfunduar Seminari Treditor për Zhvillimin dhe Fuqizimin për Klubet e FBK-së, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Në këtë Seminar kanë ligjëruar ekspertë nga FIBA, ndërsa të dielën ka ligjëruar Geoff Wilson me temën: Planifikimi Operacional dhe Hapat e Ardhshëm.

Pjesëmarrës në këtë Seminar kanë qenë përfaqësues nga Klubet e Superligës, Ligës së Parë në të dyja konkurrencat dhe Ligës së Dytë te meshkujt.

Qëllimi i organizimit të këtij Seminari ka qenë zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit. Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.

Ky është Seminari i Dytë  i organizuar nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n. Seminari i Parë  është  organizuar në fund të muajit shkurt, ku klubet pjesëmarrëse kanë  pasur rastin të  mësojnë për temat si: Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë; Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes; dhe Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat