Vendimet e Bordit të FBK-së

Basketboll

Vendimet e Bordit të FBK-së

Më: 9 maj 2022 Në ora: 12:38
Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 05.05.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

I ka miratuar raportet e punës dhe ato financiare të muajit prill.

E ka miratuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë Sportradar.

I ka emëruar (pjesërisht) udhëheqësit e delegacioneve të ekipeve nacionale të Kosovës që këtë verë do të marrin pjesë në FIBA Kampionate Evropiane.

E ka themeluar Grupin e Punës që do të punojë në hartimin e kritereve për licencim për edicionin 2022/23. Grupi përbëhet nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, anëtarja e Bordit, Teuta Abdullahu, anëtarët Leart Hoxha e Egzon Fetiu dhe Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre, njofton në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së, Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat