Triumfon edhe Dallas

Basketboll

Triumfon edhe Dallas

Më: 9 maj 2022 Në ora: 13:04
Triumfon edhe Dallas

Barazim 2-2 me ndeshjes mes Majemit dhe Philadelphia, në gjysmëfinalet e play off-it në Konferencën e Lindjes.

Skuadra e Philadelphia, triumfoi sot 116-108 në fushën e saj, në një sfidë ku shkëlqeu James Harden, autor i 31 pikëve. Të gjithë titullarët e kësaj skuadre realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Jimmy Butler për Miami.

Në Perëndim, skuadra e Dallas barazon 2-2 serinë e takimeve gjysmëfinale ndaj Phoenix, duke fituar sot 111-101 në shtëpinë e saj. Ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës, ku diferencën e bënë Luka Doncic me 26 pikë e 11 rebound si dhe Smith me 24 pikë.

Për Phoenix u dallua Kevin Booker me 35 pikë, por që mbetën për statistikë, duke mos evituar dot humbjen.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, 108-116 (2-2)

Boston – Milwaukee, (1-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, 101-111 (2-2)

Memphis – Golden State, (1-2)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat