Trepça - Peja pritet të jetë e ‘zjarrtë’

Basketboll

Trepça - Peja pritet të jetë e ‘zjarrtë’

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:08
Trepça - Peja pritet të jetë e ‘zjarrtë’

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, ku takimin e parë e fituan bindshëm therandasit 73:48.

Kampioni dhe lideri do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë kërkojnë fitoren për të barazuar serinë gjysmëfinale. Në garat e rregullta, Ylli kishte përfunduar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit.

Gjysmëfinalja e dytë mes Trepçës dhe Pejës pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75:68. Interesimi është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme në takimin e parë dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje. Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore kanë mitrovicasit ndaj një fitore të pejanëve. Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalet e dyta

E mërkurë

20:30 Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina

E enjte

20:30 Trepça - Peja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat