Warriors një fitore larg finales në Perëndim

Basketboll

Warriors një fitore larg finales në Perëndim

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:06
Warriors një fitore larg finales në Perëndim

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar dy ndeshje të raundit të katërt në kadër të ndeshjeve gjysmëfinale të play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Boston Celtics ka shënuar fitore të madhe, kundër Milwaukee Bucks, me rezultatin 116:108 duke e barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2.

Më efikas te skuadra e Boston ishin ishte Jayson Tatum i cili realizoi 30 pikë e 13 kërcime si dhe Al Horford I cili gjithashti realizoi 30 pikë.

Në radhët e Milwaukee si gjithmon u dallua Giannis Antetokounmpo me 34 pikë e 18 kërcime.

Golden State Warriors kanë mposhtur skuadrën e Memphis Grizzlies me rezultatin 101:98, dhe tani është në epërsi 3:1 në serinë e ndeshjeve të zhvilluara dhe tani i nevojitet vetëm edhe një fitore pë tu klualifikuar në finalen e madhe për titullin kampion në Konferencën e Perëndimit

Te Wariors më efikas ishte Steph Curry i cili realizoi 32 pikë, ndërsa Wiggins e Klay Thomson shënuan 17 gjegjësisht 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat