Ylli - Prishtina, kush do të fitojë?

Basketboll

Ylli - Prishtina, kush do të fitojë?

Më: 11 maj 2022 Në ora: 12:43
Ylli - Prishtina, kush do të fitojë?

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “play-off”-it. Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës.

Takimin e parë e fituan bindshëm therandasit 73:48. Kampioni dhe lideri do të përpiqet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit, pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë, kërkojnë fitoren për ta barazuar serinë gjysmëfinale.

Në garat e rregullta Ylli kishte përfunduar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje.

Në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit. Gjysmëfinalja e dytë në mes të Trepçës dhe Pejës pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75:68. Interesimi është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme në takimin e parë dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma. Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje.

Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore kanë mitrovicasit ndaj një fitore të pejanëve. Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat