Miami dhe Phoenix - fitore bindëse

Basketboll

Miami dhe Phoenix - fitore bindëse

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:09
Miami dhe Phoenix - fitore bindëse

Miami mposhti sot 120-85 Philadelphia në gjysmëfinalen e pestë play off në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve mes tyre. Ndeshje pa histori, komanduar e fituar me meritë nga skuadra e Miami, ku u dallua Butler me 23 pikë. Për Miami, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Philadelphia sot mungoi lojtari lider.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Phoenix Suns mposhti pa probleme 110-85 Dallas, sfidë në sensik unik, komanduar nga skuadra vendase, që udhëheq 30-2 serinë e ndeshjeve. Booker me 20 pikë e Ayton me 20 bënë diferencën në parket për Suns, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e 11 rebound të Luka Doncic për Maverics.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, 120-85 (3-2)

Boston – Milwaukee, (2-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, 110-85 (3-2)

Memphis – Golden State, (1-3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat