Rushiti krenar me vashat kampione: Ne do të vazhdojmë suksese edhe në të ardhmen

Basketboll

Rushiti krenar me vashat kampione: Ne do të vazhdojmë suksese edhe në të ardhmen

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:50
Rushiti krenar me vashat kampione: Ne do të vazhdojmë suksese edhe në të ardhmen

Basketbollistet e KBF Junior 06 janë kampine të Kosovës. Ato edhe në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it kanë shënuar fitore ndaj Kerasan Prishtinës. Kësaj radhe prizrenaset triumfuan në Prishtinë me shifrat 66:58.

Ky duel sa ishte interesant aq edhe dramatik për basketbollistet e trajnerit Ramush Rushiti, pasi lojtaret e këtij klubi kishin luajtur në fianle edhe më parë, por që nuk e kishin siguruar titullin e kampionit. Kësaj radhe titulin e kërkuan me çdo kusht, sepse kishin krijuar përvojë si dhe cilësi të lojës individuale e kolektive.  

Lojën e kanë nisur më mirë vendëset, të cilat, të prira nga Olsa Tahiri, në dhjetëminutëshin e parë shënuan 18 pikë. Vendëset, ndërkaq, realizuan 14. Mirëpo, dhjetëminutëshi i dytë ishte dukshëm në favor të kampioneve. Ato aplikua lojë me mbrojtje të ngjeshur dhe efikasitet të lartë. Shënuan 26 pikë, kurse pranuan vetëm 8. Me shifrat 20:40 skuadrat shkuan në pushim. 

Edhe fillimi i pjesës së dytë u takoi prishtinaseve, të cilat realizuan 16 pikë, përballë 12 pikëve të vendësve. Kjo bëri që epërsia paksa të zvogëlohej (36: 52). Madje, vendëset vazhduan të tregohen më efikase edhe në dhjetëminutëshin e katërt, kur arritën të ngushtojnë disavantahin në vetëm -2 pikë. Megjithatë, dyshja Bilalli-Gashi u përkujdesën që ky takim të përfundojë me fitore të prizrenaseve me shifrat 66:58.

Për fitoren e vashave të ekipit “Junior 06: kontriubuan të gjitha lojtaret, veçmas: Merisa Bilalli me 22, Yllka Morina me 16, Yllza Uka e Klea Gashi me nga 12, si dhe Nazmije Çukiçi me 4 pikë të realizuara. Ndërkaq, tek skuadra e K.Prishtinës u veçuan: O.Tahiri e E.Rexhepi.

“Kemi qenë të përgatitur në të gjitha aspektet për t’u shpallur kampionë këtë vit, për çka edhe ia dolëm. Falënderoj angazhimin e të gjitha lojtareve, stafit të trajnerëve, anëtart e kryesisë dhe në veçanti donatorët si dhe përkrahësit e klubit tonë për këtë kurorëzim. Ne do të vazhdojmë me punë dhe me suksese edhe në të ardhmen...” ka thënë trajneri Ramush Rushiti, i cili po ashtu ka merita të mëdha për punën e palodhshme të tij që ka rezultaur me sukses.

Pas ndeshjes kampionëv iu nda trofeu më i çmueshëm. Kupën ia ndau Teuta Abdullau, të cilën ia dorëzoi Merisa Bilallit dhe Yllza Ukes, dy barftëset kryesore lojës së KBF “Junior 06".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat