FBK do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

Basketboll

FBK do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

Më: 13 maj 2022 Në ora: 15:48
FBK do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku më 21 Maj do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Në këtë mbledhje do të bëhet Miratimi i Agjendës së Asamblesë së Përgjithshme të FIBA Europe 2022, Miratimi i Raportit të Asamblesë së Përgjithshme të FIBA Europe 2021, Presidenti i FIBA Evropës do të mbajë një fjalim, Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA Europe, Situata aktuale në Evropë dhe ndikimi i saj në garat evropiane.

Raportet:

8.1. Komisioni i Financës

8.2. Komisioni i Konkurrencave

8.3. Komisioni Teknik

8.4. Komisioni i Grave

8.5. Komisioni i Rinisë

8.6. Komisioni i Vendeve të Vogla

8.7. IWBF Europe — Federata Ndërkombëtare e Basketbollit me Karrige me rrota

8.8. FIBA Europe Properties GmbH

Gjithashtu do të ketë informacione mbi Asamblenë e Përgjithshme 2023 që do të mbahet në Munih dhe atë të radhës më 2024, si dhe do të diskutohet për pika të ndryshme që kanë të bëjnë me basketbollin evropian dhe Mbyllja e Asamblesë së Përgjithshme të FIBA Europe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat