Është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare basketbollisti i njohur polak, Dawid Brek.
Ai luante në pozitën e organizatorit dhe për ekipin Ene Basket nga Poznan.
Ai ishte kapiten i skuadrës që garonte në ligën e dytë të Polonisë.
“Zemrat tona të basketbollit u thyen sot. I shprehim ngushëllimet familjes së kapitenit tonë David Brek”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ai suksesin më të madh e ka pasur në vitin 2017, kur ishte pjesë e skuadrës polake që luajti në Botërorin e FIBA-s.