Golden Eagle Ylli, kampion me U18

Basketboll

Golden Eagle Ylli, kampion me U18

Më: 14 maj 2022 Në ora: 19:20
Golden Eagle Ylli, kampion me U18

Skuadra e Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Kosovës i Ligës U18 te meshkujt.

Therandasit në dy ndeshjet ishin më të mirë se Vëllaznimi i Gjakovës.

Sfidën e parë e fituan 42:51, ndërsa atë të dytë 66:58, për tu shpallur kampion i Kosovës në këtë kategori.

Kuqezinjtë kishin fituar në dy përballjet e garave të rregullta ndaj therandasve, por skuadra e Yllit ishte më e mirë në finale të “Play-off”-it, duke u stolisur me medaljen e arta për Ligën U18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat