Zhvillohen çerekfinalet e JR NBA Kosovës

Basketboll

Zhvillohen çerekfinalet e JR NBA Kosovës

Më: 14 maj 2022 Në ora: 22:18
Zhvillohen çerekfinalet e JR NBA Kosovës

Të shtunën në Vushtrri dhe Istog janë zhvilluar çerekfinalet e JR NBA Kosovës. Takime interesante janë zhvilluar në Vushtrri dhe Istog, për të prodhuar dy gjysmëfinalet që do të zhvillohen të dielën, po ashtu në këto dy qytete. Kjo ligë po shkon drejt fazës finale, ku në Prishtinë pritet të mbahet ‘Final 4’, për të shpallur kampionin e parë të JR NBA Kosovës.

Në këtë ligë garojnë fëmijët e moshës 11-13 vjeç të Shkollave Fillore, ndërsa ekipet janë të përziera me djem dhe vajza së bashku.

Kjo është hera e parë që organizohet një ligë e tillë, një projekt madhor nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Fillimisht ishin 30 Shkolla Fillore, e më pas tetë më të mira të Konferencës Lindore dhe Perëndimore garuan në çerekfinale të “Play-off”, ndërsa të dielën (nesër) do të zhvillohen gjysmëfinale.

Rezultatet

Vushtrri

Indiana Peacers (Hasan Prishtina-Prishtinë)-Orlando Magic (Eqrem Qabej-Mitrovicë) 43:21

Washington Wizards (Abdullah Shabani-Mitrovicë)-Atlanta Haëks (SHMU 2 Vushtrri) 24:32

Chicago Bulls (Xhemajl Mustafa-Prishtinë)-Toronto Raptors (Meto Bajraktari-Prishtinë) 57:8

Philadephia 76ers (Ismajl Qemali-Prishtinë)-Brooklyn Nets (Naim Frashëri-Prishtinë) 20:0

Në gjysmëfinale

11:00 Indiana Peacers (Hasan Prishtina-Prishtinë)- Chicago Bulls (Xhemajl Mustafa-Prishtinë)

12:20 Atlanta Hawks (SHMU 2 Vushtrri)-Philadephia 76ers (Ismajl Qemali-Prishtinë)

Istog

San Antonio Spurs (Emin Duraku Kaçanik)-Sacramento Kings (Motrat Qiriazi-Prizren) 36:29

Portland Trail Blazers (Lidhja e Prizrenit-Pejë)-Utah Jazz (Bajram Curri-Istog) 21:14

Houston Rockets (Thimo Mitko Gjilan)-Minnesota Timberëols (8 Marsi Pejë) 34:24

Golden State Warriors (Emin Duraku-Prizren)-Neë Orelans Pelicans (Gjon Serreqi Ferizaj) 39:16

Në gjysmëfinale

11:00 Houston Rockets (Thimo Mitko Gjilan)- Golden State Warriors (Emin Duraku-Prizren)

12:20 Portland Trail Blazers (Lidhja e Prizrenit-Pejë)- San Antonio Spurs (Emin Duraku Kaçanik).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat