Ambasadori amerikan, Hovenier: Lojë e shkëlqyer në gjysmëfinale

Basketboll

Ambasadori amerikan, Hovenier: Lojë e shkëlqyer në gjysmëfinale

Më: 14 maj 2022 Në ora: 23:37
Ambasadori amerikan, Hovenier: Lojë e shkëlqyer në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli siguroi sonte kalimin për në finale, pasi shënoi fitore edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 56:75.

Nga afër këtë ndeshje e përcolli edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffe Hovenier.

Image

Ai e cilësoi këtë përballje si të shkëlqyer, teksa Yllit i uroi suksese në finale.

“Lojë e shkëlqyer. Sigal Prishtina kundër Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale. Urime Golden Eagle Ylli dhe suksese në finale”, shkroi Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat