Çair 2030, siguron pjesëmarrjen në Superligën e Maqedonisë

Basketboll

Çair 2030, siguron pjesëmarrjen në Superligën e Maqedonisë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:46
Çair 2030, siguron pjesëmarrjen në Superligën e Maqedonisë

Skuadra e basketbollit “Çair 2030”, mundi skuadrën e Vardarit, me rezultat 85-59, në përballjen e tretë të plej offit në Ligën e Dytë dhe siguroi biletën e garimit në Superligën e basketbollit vendor në sezonin e ardhshëm.

Basketbollistët e skuadrës “Çair 2030”, dominuan sfidën e tretë duke dëshmuar se jorastësisht ishin ekipi më i mirë në Ligën e Dytë, në prag të fillimit të garave të plej off-it.

Dhe për herë të parë në historikun e vet, skuadra e “Çair 2030” arrin të sigurojë biletën e Superligës, duke mbyllur sezonin në Ligën e Dytë me 2 disfata, një në sezonin e rregullt dhe një në plej off. T

ani skuadra e “Çair 2030” i bashkohet skuadrës së Strumicës, e cila më parë siguroi kualifikimin në Supeligën e Maqedonisë dhe të dy skuadrat gjatë javës së ardhshme do të përballen në ndeshjen që vendos se kujt do të takojë trofeu i Ligës së Dytë.

Kujtojmë se skuadra e “Çair 2030” është skuadra e tretë nga Çairi që siguron pjesëmarrje në Superligë, pas skuadrave të Lirisë dhe Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat