Torcida udhëtojnë drejt Pejës me numër të madh

Basketboll

Torcida udhëtojnë drejt Pejës me numër të madh

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:59
Torcida udhëtojnë drejt Pejës me numër të madh

KB Peja do të jetë nikoqire e KB Trepçës në gjysmë-finalen e tretë në Art Motion Superliga e Kosovës në basketboll.

Në dy ndeshjet e para, mbizotroi atmosfera fantastike në Minatori, ndërsa dhe sot pritet të jetë një atmosferë elektrizuese në Karagaçi.

Pas dy udhëtimeve nga tifozët pejan (UCF), tani radha është e tifozëve nga Mitrovica për të udhëtuar drejt rrafshit të Dukagjinit.

Në fotografinë e publikuar nga tifozeria mitrovicase, shihet një numër i madh duke udhëtuar në Pejë, ndeshja fillon nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat