Flamurtari kampion i ri

Basketboll

Flamurtari kampion i ri

Më: 15 maj 2022 Në ora: 19:34
Flamurtari kampion i ri

Flamurtari i Vlorës në basketboll për femra është shpallur mbrëmjen e sotme kampion i Shqipërisë për sezonin 2021-2022. Vlonjatet fituan në fushën e tyre 94-58 ndaj Tiranës, duke fituar 3-0 serinë e finaleve play off, duke u shpallur kampione për të 24-tën herë në histori.

Ky është titulli i 14-të për Flamurtarin në 17 vitet e fundit, çka tregon për një dominim absolut të skuadrës vlonjate në basketbollin e femrave. Ky është titulli i parë që vlonjatet marrin pa trajnerin e tyre Viron Toska, ndaj dhe skuadra ia ka dedikuar atij këtë trofe.

Ndeshja e luajtur në Vlorë ishte një dominim total i Flamurtarit, që pati epërsi nga perioda e parë deri tek e fundit. Madje gjithçka u vendos pas 10 minutave të para, me vendaset që shkëputen e udhëheqin 27-8. Partizani, i vetëdijshëm se nuk mund të rivalizojë, pranon epërsinë e Flamurtarit.

Me kalimin e minutave, skuadra e drejtuar nga trajnerja Elona Hasanaj menaxhon avantazhin (45-24 pjesa e parë) dhe përpiqet ta thellojë atë në pjesën e dytë, duke fituar 94-58. Lojtarja më e mirë për Flamurtarin ishte Laura Johnson, që realizoi një “triple double”, me 32 pikë, 13 rebound e 10 asist.

Ndërsa për Partizanin, u dallua Aida Palko me 13 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Pas ndeshjes, festë në pallatin e sportit në Vlorë për këtë titull plotësisht të merituar nga ana e basketbollisteve vendase, që tregojnë se janë skuadra më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat