Peja fiton ndeshjen me shumë rrëmujë

Basketboll

Peja fiton ndeshjen me shumë rrëmujë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 19:45
Peja fiton ndeshjen me shumë rrëmujë

Peja e ka fituar ndeshjen e tensionuar ndaj Trepçës. Pas rifillimit, Arian Qallaku realizoi për tri pikë dhe kështu Peja fitoi me shifrat 71:66.

Tani seria gjysmëfinale e plejofit është 2:1 në të mirë të Trepçës. Ndeshja e ardhshme luhet në mesjavë, sërish në Pejë.

U ndërpre  ndeshja për disa minuta mes Pejës dhe Trepçës, pasi ekipi mitrovicas është larguar nga palestra “Karagaçi”.

Mitrovicasit janë duke u ankuar për siguri dhe kjo është arsyeja e largimit të ekipit.

Deri te kjo situatë erdhi pasi një tifoz hyri në parket dhe e goditi pas koke basketbollistin mitrovicas, Rodney Purvis.

Pas kësaj eskaloi e gjithë situata, teksa kishte përplasje edhe mes tifozëve.

Peja dhe Trepça ishin duke e zhvilluar ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të fazës së “Play-Off”-it. Megjithatë u kthyen në parket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat