Reagon KB Peja

Basketboll

Reagon KB Peja

Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:35
Reagon KB Peja

KB Peja ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i dënojë personat që po shkaktojnë telashe në ndeshje, duke hyrë në parketin e lojës dhe duke hedhur gjësende të forta.

Peja dhe Trepça zhvilluan sonte ndeshjen e tretë gjysmëfinale në palestrën “Karagaçi”.

Kjo ndeshje dhuroi spektakël deri në 26 sekonda para fundit, kur situata u tensionua.

Një tifoz hyri në parket dhe goditi basketbollistin e Trepçës, Rodney Purvis, për çka pastaj ndeshje u ndërpre dhe ekipi mitrovicas u tërhoq.

Situata eskaloi pastaj edhe më shumë, pasi filloi një përplasje mes tifozëve, të cilët u gjuajtën me mjete ndezëse mes vete.

Ndeshja u ndërpre për një kohë, derisa u larguan të gjithë tifozët nga palestra. Pas zbrazjes së “Karagaçit”, ekipi i Trepçës u rikthye dhe loja vazhdoi aty ku kishte mbetur, derisa Peja në fund fitoi me rezultatin 72:66.

Pas këtyre incidenteve, KB Peja ka reaguar përmes faqes zyrtare të klubit.

"“Ndeshja e sotme e cila në parket ishte një dramë e vertet u prish nga disa incidente të tifozëve nga të dyja palët të cilët vetem sa po e damtojnë basketbollin edhe mundin e ekipeve dhe lojtareve.

Fatkeqsisht edhe ne Mitrovicë e edhe në Pejë tifozët po hyjnë në parket duke shkaktu telashe e edhe po hudhin gjësende në fushë. Për këto duhet qe Policia e Kosovës të reagoj dhe ti denoj akterët e këtyre incidenteve, sepse ne si klube nuk e kemi at mundësi.

KB Trepçes i dëshirojme kthim të mirë në Mitrovice dhe i urojmë për një lojë fantastike për çka premtojmë se do vazhdojmë maksimalisht qe duelet tona të vendosen në parket duke dhuru spektakel për çka e meriton basketbolli i Kosovës.

Ditët në vazhdim do jemi në komunikim me Federaten dhe KB Trepçen qe organizimet tona të jenë sa më të mira dhe mos perseriten incidentet e tilla ndeshjet e rradhes”", reagon Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat