Imeri: Ngritja e tre gishtërinjve në palestrën e Pejës, e turpshme

Basketboll

Imeri: Ngritja e tre gishtërinjve në palestrën e Pejës, e turpshme

Nga: K.G. Më: 16 maj 2022 Në ora: 13:41
Foto e siguruar nga Lulzim Imeri

Veprimtari sportiv mitrovicas, Lulzim Imeri, thotë se sporti është që i bashkon njerëzit dhe jo të urrehen mes vete.

Ai është i shqetësuar me tensionet në ndeshjen e mbrëmshme mes Pejës dhe Trepçës së Mitrovicës, sfidë e cila u ndërpre për disa minuta.

Imerin e shqetëson edhe një fakt tjetër, i disa tifozëve të pandërgjegjshëm, që bëjnë gjeste të pahijshme dhe të pakontrollueshme, ata nuk e kanë vendin në palestër.

Image

Lulzim Imeri

 “Eventet sportive na bashkojnë dhe organizohen për rivalitet Sportiv dhe adrenalinë, por kurrsesi për shfryrje të mllefit e urrejtes.

Me gjestet e disa "tifozëve" pejan u vërtetua se ai i cili nuk ja don të mirën Kosovës e në veçanti sportit të Kosovës ka angazhuar pionierët e vet për të destabilizuar dhe njollosur eventet sportive në Kosovë. 

Kjo e dëshmon me pamjet qe u shfaqën mbrëmë në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë ngritja e tre gishtërinjve simbol stimulues i grupacioneve paramilitare serbe te cilat gjatë luftërave që kanë shkaktuar në Kroaci, Bosnjë e së fundmi edhe në Kosovë i kanë përdorur në ndeshjen Basketbollistike e vlefshme për garat shtesë të Play - Off ndërmjet KB Peja dhe KB Trepça.

Image

Torcida

Kam respekt ndaj komunitet sportiv pejan kam edhe shumë shok sportistë e gazetar, ata nuk duhet lejuar dhe nuk duhet përkrahur ato gjeste sikur mbrëmë.

Nuk duhet lejuar që strukturat që nuk ja dojnë të mirën e përmes këtyre "pionierëve" te prishin imazhin e qyteti te Pejës.

Dikur i njohur me thënien: Pejë o Lule e Dukagjinit.

Dhe për fund e kam një porosi për ata: Mos harroni se emri Trepçë fakt që e ka domethënien shumë’AR. I ftoj të gjitha Fan klubet të marrin mësim nga tifozeria me e vjetër ‘Torcida””, thotë Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat