James: Unë do të jem ende në qendër të këtij projekti

Basketboll

James: Unë do të jem ende në qendër të këtij projekti

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:21
James: Unë do të jem ende në qendër të këtij projekti

Gjatë katër sezoneve që luan me skuadrën e Lakers, basketbollisti LeBron James nuk ka mundur të kualifikohet në fazën play off në dy raste.

Përfshi këtë sezon, ku kalifornianët nuk arritën dot të hyjnë as në fazën “play in”, duke zhvilluar një sezon të dobët dhe larg pritshmërisë edhe pse konsideroheshin favoritë.

Sipas mediave amerikane, “King James” nuk do të largohet nga Lakers edhe pse ka mundësinë ta bëjë këtë gjë gjatë verës. LeBron ka një raport të mirë me Jeanie Bus (presidentja e Lakers) pavarësisht se nuk arritën të shkojnë në play off këtë sezon. Kjo ka krijuar pakënaqësi te të gjitha palët, që po mendojnë për sezonin e ri.

“Do të mjaftojnë disa modifikime të skuadrës aktuale dhe sa më pak probleme shëndetësore apo dëmtime për të qenë sërish kompetitivë.

Unë do të jem ende në qendër të këtij projekti dhe dua të qëndroj në Los Anxhelos”, u shpreh LeBron James për ESPN..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat