Ylli i NBA akuzohet për dhunë në familje, bashkëshortja merr urdhër mbrojtje

Basketboll

Ylli i NBA akuzohet për dhunë në familje, bashkëshortja merr urdhër mbrojtje

Më: 17 maj 2022 Në ora: 21:03
Ylli i NBA akuzohet për dhunë në familje, bashkëshortja merr urdhër mbrojtje

Ylli i NBA-së, Rajon Rondo është akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ashley Bachelor është pajisur me urdhër mbrojtje ndërsa dy fëmijët e tyre kanë kaluar në kujdestarinë e saj.

Sipas vendimit të gjykatës Rondo duhet të qëndrojnë 500 metra larg tyre dhe duhet të dorëzojë çdo armë zjarri që posedon.

Bashkëshortja e tij Bachelor denoncoi yllin e NBA, duke thënë se Rondo “u bë i dhunshëm”, madje kërcënoi se do e vriste duke i drejtuar armën asaj dhe fëmijëve të tyre.

Mësohet se ngjarja ndodhi më 11 maj dhe në kallëzimin e saj, Bachelor kërkoi: ‘Dua urdhër mbrojtje të menjëhershme për veten dhe fëmijët e mi, si edhe kujdestarinë e përkohshme të tyre. Jam e frikësuar për sigurinë time dhe të fëmijëve.”

Në pasi, ajo tha se Rondo ishte duke luajtur video lojëra me djalin e tyre më 11 maj, kur ajo i kërkoi fëmijës të përfundonte detyrat e tij.

“Ai u tërbua. Theu një pjatë filxhani çaji përpara vajzës, rrëzoi në dysheme artikuj të ndryshëm dhe koshat e plehrashve jashtë. Kur e pyetja pse po sillej në këtë mënyrë, ai u përgjigj: Je e vdekur!” Kontaktova me ish-shefen e policisë Yvette Gentry për ndihmë, pasi kisha frikë të telefonoja policinë.

Pas telefonatës Rondo u largua, por u kthye 15 minuta më vonë dhe filloi të godiste në dritaren e derës së pasme me armën e tij. I thashë që po më frikësonte, por më bërtiti: “Ik merr djalin”.

Në padi, Bachelor pretendon se mori djalin e tyre dhe e lejoi basketbollistin ta shihte nga.

“Përpara se ta kuptoja, djali ynë hapi derën. Rondo e kapi dhe e nxori jashtë, më pas mbylli derën pas tij”.

Në deklaratë thuhet se Rondo teksa mbante një armë në dorë filloi të shante dhe t’i bërtiste të birit duke i thënë: “Pse ke frikë nga mua”.

Më pas nisi t’u bërtiste dhe të shante të dy fëmijët, duke i drejtuar armën, tha Bachelor.

Ajo rrëfeu se pavarësisht se mbërritën prindërit e tij, ai s’mund të qetësohej megjithëse i la fëmijët të ktheheshin në shtëpi.

Më pas erdhi ish-efektivja Yvette Gentry e cila arriti ti merrte armën.

“Më ka kërcënuar për jetën”, tha bashkëshortja e Rondo, teksa deklaroi se ai ka ushtruar dhunë fizike e verbale ndaj djalit të tyre, si edhe dhunë verbale ndaj vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat