Mali i Zi shkon në Eurobasket në vend të Rusisë

Basketboll

Mali i Zi shkon në Eurobasket në vend të Rusisë

Nga: K.G. Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:32
Mali i Zi shkon në Eurobasket në vend të Rusisë

Sot në mëngjes, media malazeze “Vijesti” njoftoi se FIBA Evropa do të pezullojë Rusinë të shtunën dhe Komisioni i Garave propozoi që Mali i Zi ta zëvendësojë atë në Kampionatin e 41-të Evropian.

FIBA ka përjashtuar Rusinë dhe Bjellorusinë nga të gjitha garat botërore dhe i ka bërë thirrje Bordit të Evropës FIBA që të bëjë të njëjtën gjë për garat që organizon.

Me sa duket, FIBA Evropa do të eliminojë Rusinë në Asamblenë në Vilnius të shtunën.

Mali i Zi po shkon në Eurobasket në vend të Rusisë

Bordi Ekzekutiv i FIBA-s vendosi gjithashtu që asnjë garë të mos zhvillohet në Rusi dhe Bjellorusi, ndërsa ekipet nga këto vende do të përjashtohen nga të gjitha garat e FIBA-s.

Gjithashtu, kombëtaret e meshkujve të Rusisë në Grupin X dhe Bjellorusisë në Grupin B u fshinë nga kualifikimet për Botërorin 2023.

Sa i përket basketbollistëve dhe Botërorit në Australi, në vend të Rusisë do të marrë pjesë Purto Rico, e cila ishte në të njëjtin grup kualifikues me rusët.

Rusët dhe bjellorusët janë gjithashtu të ndaluar të marrin pjesë në turnetë e basketbollit 3x3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat