Pa vështirësi mund Dallasin

Basketboll

Pa vështirësi mund Dallasin

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:27
Pa vështirësi mund Dallasin

Pa vështirësi mund Dallasin!

Golden Stejt Uarriors kanë shënuar fitore pa ndonjë vështirësi në ndeshjen e parë finale në Konferencën Perëndimore, ndaj skuadrës së Dallas Maveriks. Golden Stejt Uarriors regjistroi fitoren me rezultat 112:87, kundër një Dallasi, që nuk ishte në elementin më të mirë.

Shtatë basketbolist të Golden Stejtit shënuan pikë dyshifrore në këtë përballje (e gjithë pesëshja startuese), me Stefon Kerrin që ishte më i dalluari me 21 pikë, 12 kërcime e katër asiste. Te Dallasi, Luka Donçiç shënoi 20 pikë, ndërsa Dinvidie shënoi 17 pikë.

Golden Stejt Uarriors marrin epërsinë 1:0 në finalen e Konferencës së Perëndimit, ku skuadra më e mirë nga shtatë ndeshje, kalon në finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat