Boston dhuron spektakël

Basketboll

Boston dhuron spektakël

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:38
Boston dhuron spektakël

Boston Seltiks shënoi fitore me rezultat 127-101 ndaj Majami Hit, në sfidën e dytë të play off të vlefshme për finalen e Konferencës së Lindjes, duke barazuar shifrat në 1-1 për sa i përket fitoreve. Ndryshe nga përballja e parë, kjo e fundit u dominua nga miqtë, që fituan me meritë në fushën e Majamit.

Tatum realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Braun me 24 pikë e Smart me 24 pikë e 12 asist, një trio që bëri diferencën në parket. Të rëndësishme në këtë fitore ishin edhe 37 pikët që erdhën nga lojtarët e stolit për Boston.

Majami zhgënjeu, duke mos shfrytëzuar ashtu si duhet faktorin fushë.

Batler realizoi 29 pikë, duke qenë edhe pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes, por i pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Boston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat