Lekndreaj: Ndjej keqardhje 

Basketboll

Lekndreaj: Ndjej keqardhje 

Nga: K.G. Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:38
Lekndreaj: Ndjej keqardhje 

Peja nuk është në finale, eliminohet në seri të fitoreve me 3:1 nga Trepça e Mitrovicës.

Basketbollistit të Pejës, Daniel Lekndreaj, i vjen keq që nuk e arritën finalen e madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës. 

“Ishte një sezon me të mirat dhe problemet e veta, ku u mundova te jap gjithçka nga vetja dhe nuk u kurseva ne asnjë ndeshje!

Ndjej keqardhje që nuk arrita ta mbyll në mënyrën e duhur për arsye të një lëndimi, por jam shumë falënderues dhe mirënjohës për të gjithë ju që më keni mbështetur në çdo moment! 

Falënderim i veçantë për motivin dhe zemrën e ekipit - Shqiponjat!”, ka shkruar Lekndreaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat