Finale e nxehtë e Superligës së Kosovës

Basketboll

Finale e nxehtë e Superligës së Kosovës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:18
Finale e nxehtë e Superligës së Kosovës

Finalja e madhe e Play-offit do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Këto dy skuadra kishin përfunduar në garat e rregullta, në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Ylli ishte në vendin e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit në vendin e dytë me 19 fitore e nëntë humbje. Therandasit në gjysmëfinale të Play-offit eliminuan Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ylli dhe Trepça janë përballur katër herë në garat e rregullta, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Skuadra nga Theranda kërkon të mbrojë titullin e kampionit, që e fitoi edicionin e parë për herë të parë në histori, kurse mitrovicasit pas Kupës e kërkojnë edhe titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012, kur kishin fituar Kupën dhe titullin të udhëhequr nga Drilon Hajrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat