“Mbretërit” sfidojnë Anadollu Efes për fronin evropian

Basketboll

“Mbretërit” sfidojnë Anadollu Efes për fronin evropian

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:41
“Mbretërit” sfidojnë Anadollu Efes për fronin evropian

Sezoni i basketbollit në Euroligë do të mbyllet sot me finalen e “Final Four” që po zhvillohet në Beograd. Real Madridi në finale është sfiduesi i Anadolu Efes, i cili mbrojtën titullin e arkëtuar gjatë sezonit të kaluar.

Epiqendra do të jetë në “Stark Arena” në Beograd në orën 19:00, ku Reali konsiderohet si favorit i lehtë, por kjo kryesisht për shkak të rezultateve gjatë gjithë sezonit.

Efesi u mundua për një kohë të gjatë në sezonin e rregullt, por ngriti nivelin në pjesën kryesore të sezonit.

Ndërkohë para sfidës final, Barcelona dhe Olimpiakos luftojnë për medaljen e bronztë. Skuadrat që u mundën në gjysmëfinale, do të duhet të kërkojnë ngushëllim në ndeshjen për vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat