Golden State “shkrin” disavantazhin prej 19 pikëve!

Basketboll

Golden State “shkrin” disavantazhin prej 19 pikëve!

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:52
Golden State “shkrin” disavantazhin prej 19 pikëve!

Skuadra e Golden State tani ka epërsi 2-0 në fitore kundër Dallasit, në kuadër të gjysmëfinales së Konferencën së Perëndimit në NBA.

Takimi i dytë në palestrën “Chase Center” i takoi skuadrës vendase, e cila përmbysi disavantazhin prej 19 pikëve dhe në fund arriti të shënojë fitore me rezultat 126-117.

Të kota ishin 42 pikët e Luka Donçiçit, i cili ishte basketbollisti më i mirë te skuadra e Dallasit.

Ndërkohë Stefon Kerri me 32 pikë ishte më efikasi tek vendasit. Tani dy sfidat e radhës do të zhvillohen në Dallas, më 23 dhe 25 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat