Ylli apo Trepça?

Basketboll

Ylli apo Trepça?

Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:43
Ylli apo Trepça?

Finalja e madhe e Play-offit do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Nesër me fillim nga ora 17:30 në Therandë do të zhvillohet finalja e parë e play-offit për sezonin 2021/22.

Këto dy skuadra kishin përfunduar në garat e rregullta, në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Ylli ishte në vendin e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit në vendin e dytë me 19 fitore e nëntë humbje. Therandasit në gjysmëfinale të Play-offit eliminuan Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ylli dhe Trepça janë përballur katër herë në garat e rregullta, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Skuadra nga Theranda kërkon të mbrojë titullin e kampionit, që e fitoi edicionin e parë për herë të parë në histori,

Në anën tjetër, mitrovicasit pas Kupës e kërkojnë edhe titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat