Ylli - Trepça, sot zhvillohet finalja e parë

Basketboll

Ylli - Trepça, sot zhvillohet finalja e parë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:06
Ylli - Trepça, sot zhvillohet finalja e parë

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale në kuadër të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës.

Në finalen e madhe takohen Golden Eagle Ylli dhe Trepça.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet sot nga ora 17:30 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ylli në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën me seri prej 3:0, kurse Trepça eliminoi Pejën 3:1.

Kujtojmë se skuadra nga Suhareka është kampione në fuqi e Kosovës, derisa mitrovicasit synojnë titullin e parë pas dhjetë vjetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat