Boston rikthen goditjen

Basketboll

Boston rikthen goditjen

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:12
Boston rikthen goditjen

Boston Seltiks kanë fituar ndeshjen e katërt të serisë finale në Konferencën e Lindjes kundër Majami Hit.

Seltiks-i kanë marrë një fitore të lehtë, me rezultatin 102:82 përballë skuadrës së Majami Hit. Xhejson Tatum ishte i pandalshëm në këtë ndeshje, duke shënuar plot 31 pikë për fitoren e Seltiks-it. Pikë dyshifrore regjistruan edhe R. Uilliams, D. Uajt dhe Xh. Braun.

Në radhët e Majamit, më i dalluari ishte Dankan Robinson me 23 pikë, kurse nga pesëshja e parë askush nuk shënoi pikë dyshifrore.

Me fitoren e Bostonit, seria finale e Konferencës në Lindje, shkon tashmë në 2:2, ndërsa skuadra më e mirë nga shtatë ndeshje,  shkon më tutje në finalen e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat