Sezoni i ri i Euroleague pa ekipet ruse, ja 18 skuadrat pjesëmarrëse

Basketboll

Sezoni i ri i Euroleague pa ekipet ruse, ja 18 skuadrat pjesëmarrëse

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:29
Sezoni i ri i Euroleague pa ekipet ruse, ja 18 skuadrat pjesëmarrëse

Në Barcelonë, është mbledhur bordi drejtues i Euroleague, për të hedhur piketat e sezonit të ri sportiv 2022-2023. Asnjë nga skuadrat ruse nuk do të marrë pjesë në turne, pas përjashtimit që ndodhi këtë sezon, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Kështu, CSKA Moskë, Zenit st.Petersburg dhe Khimki Moskë, sezonin e ri do të jenë jashtë turneut.

Euroleague do të vijojë të jetë me 18 skuadra, që do të luajnë sezonin e rregullt me sistem vajtje-ardhje, ku 8 më të mirat do të luajnë në play off.

Nga Lindja do të jenë vetëm lituanezët e Zalgiris Kaunas ata që do të luajnë, ndërkohë që është shtuar në dy numri i ekipeve serbe e italiane në këtë turne.

Ja 18 ekipet e sezonit 2022-2023 në Euroleague

Anadolu Efes, Fenerbahce, Real Madrid, Barcelona, Baskonia Gasteiz, Olympiacos, Panathinaikos, Maccabi Tel Aviv, Zalgiris Kaunas, Armani Milano, Bayern Mynih, Villeurbanne, Alba Berlin, Monaco, Virtus Bologna, Crvena Zvezda, Partizan Beograd dhe Valencia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat