Skuadrat legjendare të NBA-së do të luajnë ndeshjen e kampionatit në Paris

Basketboll

Skuadrat legjendare të NBA-së do të luajnë ndeshjen e kampionatit në Paris

Më: 25 maj 2022 Në ora: 11:40
Skuadrat legjendare të NBA-së do të luajnë ndeshjen e kampionatit në Paris

Më 19 janar të vitit të ardhshëm, ekipet e Chicago Bulls dhe Detroit Pistons do të zhvillojnë në Paris ndeshjen mes tyre, e vlefshme për sezonin e rregullt. Lajmin e konfirmoi sot NBA, duke thënë se është arritur marrëveshja dhe dy skuadrat do të udhëtojnë në Europë në mes të sezonit 2022-2023.

Takimi do të luhet në “Accor Arena” në Paris, ndërkohë që biletat do të shiten në një moment të dytë. Kjo ndeshje është pjesë e eventit “NBA Paris Game 2023” dhe për Bulls do të jetë hera e tretë në histori që luajnë në kryeqytetin francez (kanë luajtur dy ndeshje në vitin 1997).

Ndërsa për Detroit kjo do të jetë hera e parë që luan në Francë, por e treta jashtë Amerikës (në vitin 2013 ka luajtur në Londër dhe në vitin 2019 në Meksikë). Në radhët e dy skuadrave ka mjaft yje, pjesëmarrës në “All Star Game”, ndaj kjo përballje pritet me interes.

NBA rikthehet në Europë pas 3 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat