Trepça - Ylli, të enjten

Basketboll

Trepça - Ylli, të enjten

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:49
Trepça – Ylli, të enjten

Të enjten do të zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 në Mitrovicë.

Përballjen e parë e fituan therandasit me rezultat 63:62, me tre pikëshin në fund nga Henrik Sirko, ndërsa skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës.

Këto dy skuadra kishin përfunduar garat e rregullta, në pozitën e parë, përkatësisht të dytë.

Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, që tregon për rivalitetin e madh, që kanë pasur në këtë edicion.

Ylli synon mbrojtjen e titullit, që do të ishte titulli i dytë i Kosovës në histori të klubit, kurse mitrovicasit shpresojnë të fitojnë titullin pas një dekade.

Golden Eagle në gjysmëfinale të “Play-off”-it kishte mundur Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat