Bileta të falsifikuara në treg, KB Trepça ka një thirrje për Policinë e Kosovës

Basketboll

Bileta të falsifikuara në treg, KB Trepça ka një thirrje për Policinë e Kosovës

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:40
Bileta të falsifikuara në treg, KB Trepça ka një thirrje për Policinë e Kosovës

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça dhe Ylli kësaj radhe do të takohen në palestrën sportive “Minatori”.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:30.

KB Trepça përmes faqes zyrtare të klubit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të marrin masa konkrete ndaj personave që do të tentojnë të futen në palestër me bileta të falsifikuara.

Kjo thirrje erdhi pasi klubi mitrovicas ka bërë të ditur se në treg kanë hasur në bileta të falsifikuara.

Njoftimi i plotë nga KB Trepça:

“Në treg janë hasur bileta te falsifikuara. Klubi njofton të gjithë që rruga e vetme për tu paisur me bileta valide për hyrje ka qenë blejra nga pika e autorizuar nga klubi dhe se klubi nuk mbanë përgjegjësi për personat që mund të bien pre e mashtrimeve.

Ju njoftojmë që biletat kanë elemente sigurie sikurse është folia ndriquese e cila garanton autenticitetin e biletës. 

Ju bëjmë thirrje organeve kompetente si Policia e Kosovës dhe Sigurimit MGR në rast të identifikimit të personave që tentojn të hynë me bileta të falsifikuara të marrin masa konkrete ndaj tyre, KUJDES të shtuar në dyert hyrëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat