Marigona Hill Prishtina, kampion në U14

Basketboll

Marigona Hill Prishtina, kampion në U14

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:28
Marigona Hill Prishtina, kampion në U14

Marigona Hill Prishtina është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë U14 në konkurrencën e meshkujve.

Prishtinasit ishte shpallur kampionë në Konferencën Lindore, ndërsa Peja DT kampion në Konferencën Perëndimore.

Marigona Hill në finalet e përgjithshme mundi pejanët me serinë 2:1. Finalja e parë kishte përfunduar 115:81 për prishtinasit, kurse e dyta 66:58 për pejanët.

Finalja e tretë dhe vendimtare përfundoi 90:76 për prishtinasit, që u shpallën kampionë të Kosovës U14.

Kupën kapitenit të Marigona Hill Prishtinës ia dorëzoi Xhelal Mumini, Komesar për kategoritë e reja në FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat