Në turne përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Maqedonia Veriore, Rumania, Turqia dhe Bullgaria

Basketboll

Në turne përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Maqedonia Veriore, Rumania, Turqia dhe Bullgaria

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 16:20
Në turne përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Maqedonia Veriore, Rumania, Turqia dhe Bullgaria

Në Edirne të Turqisë nga 17 deri më 22 Qershor do të organizohet turneu i YDF-së për grupmoshat U15 në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Në këtë turne përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Maqedonia Veriore, Rumania, Turqia dhe Bullgaria në të dyja konkurrencat.

Orari I ndeshjeve të Kosovës:

18.06.2022

Kosova-Bullgaria (Vajzat) 12:00

Kosova-Bullgaria (Djemtë) 14:00

19.06.2022

Turqia-Kosova (Vajzat) 16:00

Turqia-Kosova (Djemtë) 18:00

20.06.2022

Rumania-Kosova (Vajzat) 10:00

Rumania-Kosova (Djemtë) 12:00

21.06.2022

Kosova- Maqedonia Veriore (Vajzat) 12:00

Kosova- Maqedonia Veriore (Djemtë) 14:00

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat