Golden State paradë në rrugët e San Francisco-s

Basketboll

Golden State paradë në rrugët e San Francisco-s

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:14
Golden State paradë në rrugët e San Francisco-s

Pasi festoi në Oakland tri tituj kampionë në NBA në harkun kohor të katër viteve, skuadra e Golden State Warriors këtë herë bëri paradën e famshme të titullit në rrugët e San Françisko, në “shtëpinë” e saj të re.

Curry me shokë ishin protagonistë të një feste madhështore, ku qindra-mijëra njerëz kanë dalur në rrugë për të festuar titullin kampion të sezonit 2021-2022 në NBA. Një festë që ka zgjatur më shumë së 5 orë.

Ata kanë mbushur me ngjyra rrugët e qytetit, duke festuar me skuadrën, që kishte hipur në nëj autobus të hapur. Curry, që u shpall MVP, mbante të dy trofetë si dhe kishte varur në qafë 3 unazat e mëparshme.

Image

Klay Thompson, Draymond Green, trajneri Steve Kerr e të tjerët, kanë festuar si të çmendur si gjatë parakalimit ashtu dhe në momentin e ceremonisë që u zhvillua në një shesh. Trajneri Kerr pranoi s ekishte pirë shumë para festës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat