Si nëna si vajza, në të njëjtën pozitë! Teuta Abdullahu mburret me talentin e Hanës

Basketboll

Si nëna si vajza, në të njëjtën pozitë! Teuta Abdullahu mburret me talentin e Hanës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:26
Hana dhe Teuta Abdullahu

Si në çdo sport edhe basketbolli është një gurrë e pashtershme me talente.

Vogëlushja Hana Bunjaku është talente e madhe e lojës së basketbollit, e cila me fanatizëm stërvitet nën drejtimin e trajnerit Bekim Maxhuni, ish basketbollist i spikatur.

Hana është vajza e ish basketbollistes së spikatur, Teuta Abdullahu.   Image

Hana Bunjaku

Tetëvjeçarja luan në pozitën 2-3, sikur nëna e saj Teuta, e cila pas luftës për vitet më radhë shkëlqeu në fanellën e Universitetit të Prishtinës, duke luajtur edhe në ligën rajonale, Trocall League.

Hana edhe pse në moshën 8-vjeçare, ka shpejtësinë dhe saktësinë. 

Synimi i vogëlushes është që të përsoset në çdo element dhe t’ia kalojë edhe nënës së saj me cilësi dhe efikasitet!

Image

Teuta dhe Hana

Teuta, në vitet e saja ka pas një mesatare të lakmueshme të pikëve për ndeshje, rreth 20 pikë.  

A ishte dëshirë e Hënës që të merret me basketboll apo u sugjerua nga nëna e saj, tregon më së miri Teuta!

Image

“Ka qenë dëshire e vajzës. 

Për ne është e rëndësishme që Hana të merret me sport, duke i ditë vlerat e sportit.

Pavarësisht se çka asaj i pëlqen më tepër, ne do ta përkrahim. Që dy vite është e angazhuar në basketboll, nëse në ndërkohë ajo do të dëshiroj të merret me ndonjë sport tjetër, do ta ketë përkrahjen maksimale në kohën saj”, thotë Teuta për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Teuta mburret që vajza e saj po i ndjek hapat e saj dhe po luan në të njëjtën pozitë, që besa ka edhe lëvizjet në fushën e lojës sikurse ajo! Teuta është edhe anëtare e bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat