Refuzon 36.4 milionë për një vit tjetër

Basketboll

Refuzon 36.4 milionë për një vit tjetër

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 11:59
Refuzon 36.4 milionë për një vit tjetër

Uashington Uizards do të mbeten pa Bredli Bill, i cili vendosi të mos përdorë opsionin e zgjatjes së kontratës për edhe një sezon.

Tani ylli i Uashingtonit është në kërkim të një ambienti të ri, pasi që dëshiron një klub më ambicioz dhe një betejë për një renditje të lartë në NBA.

Bredli Bill në vitin 2019, firmosi kontratën në vlerë prej 72 milionë dollarësh për dy vjet, me opsionin e vazhdimit për gjysmën e shumës. Megjithatë, Bill mendon se është koha për një aventurë të re.

Në këtë mënëyrë , Bill bëhet një prej basketbollistëve të shumtë në “detin” e basketbolistëve të lirë në merkaton verore.

Përveç liderit aktual të Uizards, të lirë këtë verë do të jenë Zek Lavinjë, Deandre Eaton, Everi Bradli, Serzh Ibaka, Duajt Hauard, Dramond, Antoni, Nurkiç, Anderson, Parker etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat