Irvingu kërkon largimin

Basketboll

Irvingu kërkon largimin

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:45
Irvingu kërkon largimin

Kajri Irving dhe Bruklin Nets janë duke negociuar rreth kontratës së re, mirëpo gjërat nuk po shkojnë sipas planit nga të dyja palët, shkruajnë mediat amerikane.

Nëse nuk i pranon kushtet e Bruklinit, Irvingu do të ketë disa opsione, se ku të vazhdojë karrierën.

Njëri prej tyre është Nju Jork Niks dhe i dyti është sërish pranë LeBron Xhejmsit te skuadra e Los Anxhelos Lejkersi. Për opsionin e dytë, Bruklini është “i hapur”, mirëpo në këmbim kërkon një zëvendësim të duhur. Drejtuesit e ekipit nuk duan të dëgjojnë për negociata, nëse Entoni Dejvis nuk është i përfshirë në to.

Tifozët e Bruklinit frikësohen se largimi i mundshëm i Irvingut do të nënkuptonte ndarjen e “skuadrës së ëndrrave”. Të gjithë presin që Kevin Durant të jetë basketbollisti tjetër që do të kërkojë të ndryshojë mjedisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat