Lista përfundimtare e Kosovës A

Basketboll

Lista përfundimtare e Kosovës A

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:23
Lista përfundimtare e Kosovës A

Pas dy javë stërvitje intensive përzgjedhësi i Kombëtares A te femrat, Fidan Shatri ka për zgjedhur 12 vajzat, të cilat do të përfaqësojnë Kosovën në garat në Qipro.

Stërvitjen e fundit vashat “Dardane” e zhvillojnë të dielën në palestrën sportive të Kolegjit "ISP" në Marigona Residence nga ora 17:00 , ndërsa udhëtojnë drejt Qipros më 27 qershor, kurse nga 28 qershori zhvillojnë garat në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën, pastaj më 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Më 30 qershor Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse ndeshjen e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Lista përfundimtare:

Arbnore Perquku

Aulona Muhadri

Astera Tuhina

Agnesa Rrahmani

Besjana Martinaj

Diellza Dekaj

Diedona Halitaj

Era Shatri

Flaka Kelmendi

Marigona Rushiti

Saranda Daci

Edona Thaqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat