Ngjan edhe kjo, mbledhin para për të shpëtuar klubin e famshëm kroat!

Basketboll

Ngjan edhe kjo, mbledhin para për të shpëtuar klubin e famshëm kroat!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:43
Aco Petroviq

Dikur merrte pjesë në garat më të larta të basketbollit evropian. Cibona e Zagrebit (meshkujt) sot është shtrirë përtokë, e braktisur dhe gati për t'u shuar.

Nuk mund të shikonte me qetësi klubin e fundosur që i dha gjithçka. Është legjenda kroate, Aco Petroviq, së bashku me avokatin Sasha Pavliçiq Bekiq dhe bashkëpunëtorë të tjerë, nisën një iniciativë për shpëtimin e Cibonës, me moton: 'Ne jemi Cibona'.

Në konferencën për media, ai ka bërë të ditur se në llogari janë transferuar 300 mijë euro, dhe tre ditë pas fillimit të aksionit, gjendja totale e llogarisë deri të premten në orën 18 është 2.8 milionë kuna!

“Numri i akumuluar i mjeteve për të shpëtuar Cibonën është 2,894,491,39 kuna. Faleminderit të gjithëve që merrni pjesë në këtë aksion fisnik”, ka shkruar Aco në Twitter.

Tifozët e shumtë e njohën qëllimin e tij, të gjithë duan të parandalojnë shuarjen e Cibonës, krenarisë së Zagrebit dhe basketbollit kroat, që u dha të gjithëve kaq shumë gëzim, lumturi dhe krenari dhe shënoi shumë suksese. Aksioni për të shpëtuar Cibonën ka shpërthyer seriozisht.

Iniciativa u nda në tre raunde dhe vetë Petroviq shpjegoi gjithçka në një konferencë për media pak ditë më parë. Nëse nuk mbledhin mjaftueshëm, ata do t'ua kthejnë njerëzve paratë e tyre.

“Raundi i parë duhet të zgjasë dhjetë ditë, kurse pagesat janë pesë mijë e më shumë euro. Më pas do të shohim se cila është dinamika, nëse do të dorëzohemi apo do të vazhdojmë. Unë nuk mundem, nëse veprimi dështon, ta ngarkoj shoqatën me urdhra.

Nëse vlerësojmë se shifra nuk është e kënaqshme, do t'ua kthejmë paratë e investuara njerëzve. Raundi i dytë do të jetë nga një mijë deri në pesë mijë, dhe i treti do të jetë për ata që duan të japin 200-300 kuna. Të gjitha ato para do të jenë për funksionimin e klubit, por jo për borxhet sepse do të flasim me kreditorët. Fakti është se lojtarët dhe trajnerët tani janë të lirë”, tha Petroviq.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomasheviq, tha se qyteti është i gatshëm të përmbushë shlyerjen e borxhit të Cibonës, por jo të bëjë lëshime për të qëndruar në sallë.

Llogaria e klubit është bllokuar, dita e 60-të e bllokadës ka ardhur më 21 qershor, që automatikisht do të thotë falimentim, të gjithë lojtarët dhe trajneri janë të lirë të largohen dhe ata pak që duan të qëndrojnë, nuk kanë ku të shkojnë.

Pa sallë, pa trajner, pa menaxhim për të nënshkruar kontratë, pa para, shkruan mes të tjera media kroate “24 sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat