Trepça nuk ndalet, brenda tri dite zyrtarizon tre lojtarë

Basketboll

Trepça nuk ndalet, brenda tri dite zyrtarizon tre lojtarë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Klubi i Basketbollit, Trepça e ka nisur furishëm kampanjën e transferimeve, për t’u përforcuar për sezonin e ri.

“Minatorët” brenda tri dite kanë zyrtarizuar tri transferime.

Fillimisht siguruan shërbimet e Erjon Kastratit, i cili gjatë sezonit të kaluar u shpall kampion me Golden Eagle Yllin.

Pas Kastratit, lojtari i radhës që u zyrtarizua është Mikale Tmusic.

Derisa mbrëmë klubi nga Mitrovica transferoi edhe lojtarin e parë të huaj, Jahsim Floyd.

Ndryshe, Trepça sezonin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat