Besim Maxhuni: Roli i gazetës ‘Bota sot’ është jashtëzakonisht i madh

Basketboll

Besim Maxhuni: Roli i gazetës ‘Bota sot’ është jashtëzakonisht i madh

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:00
Besim Maxhuni

Legjenda e basketbollit të Kosovës, Besim Maxhuni, aktualisht trajner në Finlandë, thotë se gazeta “Bota sot” po luan një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit Kosovë dhe kudo që luajnë shqiptarët.

Maxhuni e vlerëson lart rolin e gazetës, duke uruar që të vazhdojë me këtë ritëm edhe në të ardhmen.

“Uroj 27 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’. Roli i saj është jashtëzakonisht i madh në zhvillimin sportit kosovar.

Pasi edhe vet jam me basketboll, jashtëzakonisht e vlerësoj rolin e gazetës ‘Bota sot’ e cila na informon me lajme të shpejta, të drejta dhe të sakta, njëkohësisht edhe në sportet tjera. 

Prandaj duhet ceki dhe çmoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për zhvillimin e sportit kosovar, posaçërisht gazetarët të cilët kanë punuar me vrull të madh, duke mos kursyer veten që të na informojnë me lajme të sakta, po ashtu edhe në zhvillimin e sportit kosovar në përgjithësi. Roli i gazetës ‘Bota sot’ është jashtëzakonisht i madh”, uron Maxhuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat