Artan Mehmeti: Urime më të përzemërta për 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”

Basketboll

Artan Mehmeti: Urime më të përzemërta për 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:21
Artan Mehmeti: Urime më të përzemërta për 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”

Legjenda e basketbollit të Kosovës, Artan Mehmeti, uron 27 vjetorin e gazetës Kombëtare “Bota sot”. 

Mehmeti  tha se “Bota sot” është duke bërë një punë profesionale dhe të paanshëm, duke prezantuar të arriturat e sportistëve të të gjitha sporteve.  

“Urime më të përzemërta për 27 vjetorin e themelimit të gazetës ‘Bota sot’.

Mendoj që roli i gazetës ‘Bota Sot’ në sport ka qenë profesional, i pa anshëm, korrekt në gjithë këto vite.

Me shumë dëshirë lexojë çdo ditë më të rejat në sport në vendin tonë dhe në botë.

Gazetarët e sportit në krye me Kemajl Gocën dhe të tjerët raportojnë në mënyrë shumë profesionale më të rejat, andaj shfrytëzojë rastin qe edhe njëherë nga zemra t’ju uroj stafit dhe gjithë lexuesve përvjetorin e themelimit duke ju dëshiruar shumë suksese edhe në të ardhmen”, uron Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat