Anduena Rifati: Gazeta ‘Bota sot’ ka dhënë kontribut në promovimin dhe zhvillimin e sportit 

Basketboll

Anduena Rifati: Gazeta ‘Bota sot’ ka dhënë kontribut në promovimin dhe zhvillimin e sportit 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 15:30
Anduena Rifati

Ish basketbollistja e mirënjohur, Anduena Rifati, aktualisht vëzhguese e basketbollit të Ligës Unike Kosovë - Shqipëri, tha se

“Bota sot” ka dhënë dhe po jep kontribut në promovimin e sportit.

Ish basketbollistja e Bashkimit të Prizrenit, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”. 

Ajo tha se me vite e ka përcjellur gazetën, të cilën e lexon më ëndje dhe informohet për shumë ngjarje sportive.    

“Mendoj se gazeta ‘Bota sot’ ka dhënë kontribut në promovimin dhe zhvillimin e sportit para dhe pasluftës. 

E kam përcjell me vite gazetën tuaj dhe keni qenë afër çdo ngjarje sportive”, shprehet Rifati, ish basketbollistja më e mirë që ka pasur Kosova në vitet e pas luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat