Rusia mban edhe për 6 muaj në burg basketbollisten amerikane

Basketboll

Rusia mban edhe për 6 muaj në burg basketbollisten amerikane

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:06
Brittney Griner, mbahet në bug

Rusia ka vendosur ta shtyjë edhe me 6 muaj të tjerë mbajtjen në burg të basketbollistes amerikane Brittney Griner, e akuzuar për trafik droge.

Lajmin e konfirmoi për CNN avokati i basketbollistes, Alexander Boykov, pas mbylljes së një seance parapërgatitore.

Proçesi gjyqësot ndaj 31-vjeçares amerikane do të nisë më 1 korrik. Ajo akuzohet për trafik dhe kontrabantë të lëndëve narkotike. Dy herë kampionia olimpike me kombëtaren amerikane është ndalur që më 17 shkurt të këtij viti në aeroportin e Moskës, pasi iu gjet vaj kanabisi.

Sipas mediave ruse, ajo rrezikon nga 5 deri në 10 vite burg, sipas ligjeve të këtij vendi. E gjatë 2.06 metra, ajo ka fituar titullin kampion në Amerikë në vitin 2014 me Phoenix (WNBA) si dhe 4 herë Euroleague për femra me skuadrën ruse të Ekaterinburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat