Kjo është lista përfundimtare e Kosovës për ndeshjen kundër Danimarkës

Basketboll

Kjo është lista përfundimtare e Kosovës për ndeshjen kundër Danimarkës

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 19:32
Kosova

Këtë të enjte, me fillim nga ora 19:00, Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Danimarkës.

Përballja mes Kosovës e Danimarkës është e vlefshme për raundin e parë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Ndërkaq, takimi i parë mes dy kombëtareve u zhvillua në Prishtinë, ku “Dardanët” shënuan fitore me rezultat 78:73 kundër danezëve.

Ekipi i Kosovës ka udhëtuar sot drejt Danimarkës, ndërkaq tani është bërë publike edhe lista përfundimtare e lojtarëve të grumbulluar, ku Kosova do të paraqitet me disa mungesa.

Valon Bunjaku dhe Mikaile Tmusiq mungojnë për shkak të lëndimit, ndërsa me lëndime po përballen edhe Gëzim Morina dhe Meriton Ismaili.

Listën përfundimtare e gjeni më poshtë.

Altin Morina, Amin Hot, Ardit Pepaj, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Fisnik Rugova, Gëzim Morina, Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva, Rron Ukaj dhe Samir Zekiqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat